Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një person.
Njësitet policore kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin, dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
“Çagllavicë 20.02.2023 – 20:30. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.