Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Viti, pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur para disa ditësh.
Viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit.
Poashtu, familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar në polici raporte mjekësore në të cilat thuhet se i dyshuari ka prapambetje të shkallës mendore të lehtë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.