Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar, kjo ka bërë që edhe NATO të rrisë numrin e trupave të saj në Kosovë.
Në një video shihen dhjetëra automjete të KFOR-it të cilat tashmë janë nisur në drejtim të veriut të vendit.
Aktualisht, në veri siguria është e brishtë. Sot gjatë ditës ka pasur sulme edhe ndaj mediave, përfshirë edhe dy ekipe të Kanal10 të cilat janë sulmuar në veturat e tyre.