Një mërgimtare nga Mitrovica, e cila jeton në diasporë, ka kaluar kufijtë e normales me krahasimin që i ka bërë kryeministrit Albin Kurti.
Ajo e ka krahasuar Kurtin me pejgamber, duke e cilësuar atë si “I Dërguar nga Zoti”, shkruan Jepi zë
Ky koment ka ardhur pas publikimit të një videoje nga kryeministri Kurti, gjatë vizitës së tij në minierën e Trepçës, në përvjetorin e 36-të të grevës së minatorëve. Mërgimtarja e ka shoqëruar këtë video me një koment, duke shkruar “I Dërguari nga Zoti” për të lavdëruar figurën e Kurtit.
Ky koment ka shkaktuar një valë reagimesh të ndryshme nga publiku. Disa e mbështesin këtë epitet, ndërsa të tjerë e kundërshtojnë krahasimin, duke e konsideruar atë si të tepruar dhe të pasaktë.
Shumë komentues shprehin shqetësimin se një krahasim i tillë është i pamenduar mirë, shkruan Jepi zë.
Në mes të kësaj polemike, mbetet një pyetje: Pse mërgimtarja, e cila e ka lavdëruar Kurtin në këtë mënyrë, nuk ka vendosur të kthehet dhe të jetojë në Kosovën e “lulëzuar” dhe të fort ekonomikisht.
Ky fakt ngrit një tjetër pikëpyetje rreth qëndrimeve të mërgimtarëve që kritikojnë apo lavdërojnë liderët politikë nga larg, pa jetuar drejtpërdrejt dhe marrë pjesë në jetën e përditshme./ Jepi zë.
