Një person është arrestuar në Prishtinë pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Bazuar në raportin e Policisë së Kosovës, sulmi është kryer teksa bashkëshortja e tij qëndronte tek prindërit e saj.
Të dyve, viktimës dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor.
Nuk dihen ende motivet që çuan në këtë sulm fizik, thotë policia.
Por me konsultim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar.