Mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer në një makinë të parkuar në lagjen “Belul Hatibi” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Këtë të mërkurë janë mësuar detaje të reja në lidhje me shpërthimin e tritolit, i cili ka ndodhue në makinën në pronësi të shtetasit me inicialet D.H. Shtetasi në fjalë mësohet se është mjek kirurg në spitalin e Tiranës (QSUT).
Policia ka nisur hetimet dhe mendon se vënia e tritolit në makinën e kirurgut është vënë për shkak të detyrës së tij.
NJOFTIMI I POLICISE
Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.