GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Detajet e fundit për tre policët e kidnapuar nga Serbia

23/06/2023
në Ballina
Koha e leximit:3 mins read
Detajet e fundit për tre policët e kidnapuar nga Serbia
Share on FacebookShare on Twitter

Tre policët kufitarë të Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe para më shumë se një jave, do të vizitohen për herë të parë nga familjarët e tyre gjatë ditës së sotme. Ata po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Kralevë, pasi iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Konfirmimin se një vizitë e tillë do të realizohet e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme, në një përgjigje për Gazetën Express.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd e cila është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët dhe zyrtarët policorë, është njoftuar se vizita e familjarëve të policëve të Republikës së Kosovës që po mbahen në Kralevë pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme”, kanë deklaruar nga kjo Ministri.

MPJ ka thënë se është konfirmuar edhe që tashmë janë dërguar medikamentet e nevojshme mjekësore për zyrtarin policor Shemë Mustafa.

“Po ashtu, nga komunikimi që ka mbajtur Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd me avokatin mbrojtës, është konfirmuar se tashmë janë dërguar të gjitha medikamentet e nevojshme për zyrtarin policor, z. Shemë Mustafa”, thuhet në përgjigjen e MPJ’së për Express.

Për trajtimin që po u bëhet atyre në këtë qendër, është deklaruar para tri ditësh Kryediplomatja Donika Gërvalla.

Ajo ka thënë se sipas bisedave që zyrtarët policorë kanë bërë me Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, trajtimi nga gardianët dhe stafi tjetër është korrekt.

“Nga momenti i shqiptimit të masës së zgjatjes së paraburgimit për 30 ditë, tre oficerët janë vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Kralevëve. Ata janë të vendosur në dhoma të veçanta tek e tek, mirëpo nuk kanë qasje as në TV ose në ndonjë formë të mediave të shkruara ose tjera. Sipas tyre, trajtimi nga gardianët dhe stafi tjetër është korrekt, atyre u jepet ushqim në baza të rregullta ditore, edhe pse sipas njërit prej tyre cilësia është jo e mirë. Dje autoritetet e burgut iu kanë dhënë ndërresa të brendshme dhe aksesorë të higjenës, por Mustafa ka thënë se i mungojnë medikamentet bazike që i përdor rregullisht për gjendjen shëndetësore dhe kjo po ia vështirëson qëndrimin në burg. Përmes Jasahrit dhe kontaktit me familjen e tij do të përpiqemi që të sigurojmë medikamentet për Mustafën”, kishte deklaruar Gërvalla.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar qe disa herë se policët janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe pa kushte.

“Ata që pretendojnë se policët janë arrestuar në Serbi, duhet ta shpjegojnë se si lidhëset e tyre të plastikës si pranga, kanë qenë pikërisht në vendin ku tashmë kemi njoftuar në konferencën e 15 qershorit, unë bashkë me ministrin Sveçla, pas Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pra 1 kilometër larg kufirit në njërën anë, në pjesën veriperëndimore, 670 metra larg në veri –verilindje nga kufiri me Serbinë dhe 300 metra në jugperëndim të kufirit sërish larg prej Serbisë, e në brendi të territorit të Kosovës.

Vendngjarja e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës ka ndodhur në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë arrestimi në Serbi, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë. Për rrëmbimin, janë kontaktuar të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që policët tanë të lirohen sa më parë dhe të kthehen në vendin e tyre”, ka thënë Kurti në konferencë.

Ai kishte zbuluar deklaratat e tre zyrtarëve lidhur me atë se si ka ndodhur i gjithë rasti.

“Janë tri rrëfime ndaras identike të tre njerëzve të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit me 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie, pra kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku, kur 15 persona i kanë rrethuar, i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Të tre kanë qenë bashkë dhe që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë kur pyeten ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë, Jetish Jashari. Kjo heq çfarëdo dileme edhe për ata të cilët dëshirojnë të jenë skeptikë për të drejtën e Kosovës, se Serbia ka zhvilluar agresion me 14 qershor dhe ka rrëmbyer tre policët tanë”, kishte shtuar Kurti.

Kërkesën për lirimin e zyrtarëve policorë Kurti ka thënë se e ka paraqitur edhe dje në takimin që ka pasur me Shefin e Diplomacisë së BE’së, Josep Borrell dhe të dërguarin e Posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, kanë bërë thirrje për lirimin e tre policëve kufitar të Kosovës.

Tags: arrestimfamiljaretpolicetserbiaVizita
ShareTweetShare
Previous Post

Shteti nuk ndërhyn, pompat e naftës i ngritin çmimet përkundër që ato kanë rënë në tregjet botërore

Next Post

U publikua marshimi i ushtarëve të FSK’së në Mitrovicë, Mehaj: Ishte në kuadër të planit vjetor

Next Post
U publikua marshimi i ushtarëve të FSK’së në Mitrovicë, Mehaj: Ishte në kuadër të planit vjetor

U publikua marshimi i ushtarëve të FSK’së në Mitrovicë, Mehaj: Ishte në kuadër të planit vjetor

Lajmet e fundit

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.