GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Detajet e fundit për tragjedinë e rëndë që ndodhi mbrëmë në Gjakovë

26/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Ky është personi që vrau dy vëllezërit sonte në Gjakovë
Share on FacebookShare on Twitter

E diela ishte tragjike për familjen Islamaj në Gjakovë. Dy vëllezërit, Blerimi dhe Haxhiu, u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbeten të vdekur. Tragjedisë dyshohet se i ka paraprirë një konflikt i gjatë që lidhet me pronën, e që eskaloi ditën e djeshme dhe përfundoi me fatalitet. Disa orë pas vrasjes së dyfishtë, Policia arriti ta arrestojë të dyshuarin, i cili u gjet i rrahur dhe i plagosur. Rrethanat në të cilat ndodhi rasti janë akoma të dyshimta, por Sinjali iu sjellë të gjitha detajet të cilat i publikoi mbrëmë ekskluzivisht.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pas orës 20:00, kur pas një përleshje fizike dhe të shtënave me armë, Policia gjeti dy vëllezërit e vdekur, në fshatin Madanaj. Vdekja e njërit prej tyre u konstatua në vendin e ngjarjes, ndërkaq tjetri u dërgua në spital, por pa shenja jete.

Haxhiu dhe Blerimi u qëlluan për vdekje pas mosmarrëveshjeve për pronë me të dyshuarin, që datojnë qysh kohë më parë. Por gjatë incidentit të mbrëmshëm, që përfundoi tragjikisht, u plagos edhe vet i dyshuari, Gjergj Gjokaj,

Sipas informacioneve të para, që pritet të konfirmohen gjatë hetimeve, vrasja e dyfishtë e dy vëllezërve dyshohet të jetë kryer në vetëmbrojtje. Krejt kjo, pasi Gjokaj u gjet i rrahur rëndë dhe i plagosur me armë zjarri.

Sinjali raportoi mbrëmë se të dyshuar për rrahjen dhe plagosjen e tij janë tani të ndjerët, vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj.

Policia ka kryer të gjitha ekzaminimet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që u kap i dyshuari, i cili posa është identifikuar, fillimisht ishte kontaktuar përmes telefonit, ndaj të cilit është bërë kërkesë për dorëzim. Por kërkesa e Policisë, pasoi po ashtu me kërkesë nga vet i dyshuari.

Nga informatat e mbledhura deri më tani, burimet thonë se i dyshuari, Gjergj Gjokaj, në këmbim për t’u dorëzuar, ka kushtëzuar Policinë për ta dërguar te mjeku për trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve që kishte pësuar pasi u sulmua nga dy vëllezërit.

Ndryshe, sipas informatave të mbledhura nga organet e rendit, të gjitha mundësitë çonin se i dyshuari ishte Gjon Gjokaj, por megjithatë rezultatet e hetimit do ta vërtetojnë përfshirjen apo jo të tij.

Gjokaj ka telefonuar Gazetën Sinjali pas publikimit të lajmit, duke mohuar të ketë lidhje me vrasjen. Përmes linjës direkte, megjithatë Gjokaj pohoi se me vëllezërit e ndjerë Islamaj, në të kaluarën kishte kontekst pronësor, mirëpo thotë se nuk ka lidhje me vrasjen e tyre.

“Jo, s’kemi lidhje me rastin se unë jam në Zvicër. Une kom pasë kontekst pronësor me ta. Qysh e mora une lajmin, ata rojat…personat e përfshirë aty ma kanë përmend emrin. Unë jom në Zvicër, s’muj me të thonë kurgjo. Nuk kom lidhje me këtë vrasje”, u shpreh Gjokaj për Sinjalin.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshes madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Sheremti

Tags: gjakovepoliciavrasje
ShareTweetShare
Previous Post

Përleshje mes të rinjve në ‘Gizzi Grill’ në Prishtinë

Next Post

Pacienti i psikiatrisë rrah mjekët dhe del nga psikiatria, mori me veti drynin

Next Post
Tragjedi e rëndë në Pejë, vdes një person

Pacienti i psikiatrisë rrah mjekët dhe del nga psikiatria, mori me veti drynin

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.