Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Prizren, ku babai ka ther për vdekje vajzën e tij 15 vjeçare dhe ka mbetur e lënduar vajza tjetër 10 vjeçare bashkë me gruan e tij.
Mjeku i emergjencës, Afrim Jahaj në Prizren tha për Periskopin se 10 vjeçarja ka pasur lëndim në qafë nga mjeti i mpreht, derisa pak minuta më vonë i dyshuari për aktin është paraqitur vetë në emeregjencë për të marrë edhe vetë trajtim mjekësor, transmeton Gazeta Papirus.
“Pacientja ka ardhur në qendrën emergjentë në ora 6:15 me një plagë në qafë, edhe pas trajtimit në ORL, është transferuar për në QKUK. Për momentin gjendja ka qenë stabile. Mandej personi i cili e ka shkaktuar këtë akt ka ardh në ora 6:30, vet personi, edhe ai i ka pas tri plagë që i ka shkaktuar vetes, për momentin ai është ende në emergjencë, është duke u trajtu hala. Në lukth, në krahë, ka në dorë. Dhe tash në ora 9:00 ka ardh gruaja e vet për tretman për shkak që ka pas dhunë fizike prej bashkëshortit të vet, lëndime diçka trupore kjo nuk ka”, tha Jahaj për Periskopin.