Detaje të reja dhe ekskluzive kanë dalë nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në Kaçanik, që lidhet me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se në mesin e shtatë personave të arrestuar ndodhen edhe një ish-polic dhe një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Të dy dyshohet se pas largimit nga institucionet shtetërore, i janë bashkuar një grupi të dyshuar ekstremist, për të cilin dyshohet se ka pasur lidhje të mundshme me organizimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit të Policisë.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe të gjithë të arrestuarit do të intervistohen nga prokurori i rastit për të sqaruar rolin e tyre në këtë ngjarje tragjike.