I dyshuari gjatë marrjes në pyetje ka mohuar kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohet, shkruan Telegraf.rs.
Pas seancës, prokuroria i propozoi gjyqtarit për procedurë paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të rrezikut të arratisjes.
Në urdhër për kryerjen e hetimeve janë përfshirë disa persona, për momentin, të panjohur, të cilët akuzohen për veprën penale të “Krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
Sipas urdhrit të hetimit, Milan R. akuzohet se ka blerë armë, municion dhe mjete shpërthyese të fuqisë së madhe shkatërruese nga Tuzla, Federata e BeH, nga janari 2023 deri më 24 shtator, të cilat i janë dorëzuar në territorin e Beogradit, zakonisht në lëvizje Bubanj Potok – Vrçin, dhe të cilin më pas i transportonte dhe ruante në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i fshehu në ndërtesa dhe pyje të braktisura, kështu si kryetar i një grupi me disa persona të panjohur, me veprim të përbashkët dhe përgjithësisht të rrezikshëm, më 24 shtator ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve në Banjskë në territorin e Kosovës.