Gjatë mbrëmjes së sotme janë dëgjuar të shtëna të armës në qytetin e Gjakovës, ku për shkaqe ende të panjohura një persona dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se dyshohet për një tentim vrasje afër Kids Center.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, ku dyshohet se një person ka gjuajtur me armë zjarri një veturë në lëvizje në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
Nga informacionet e para, thuhet se viktima me veturën e tij ka shkuar drejt në Stacion të Policisë për ta raportuar rastin.
Ende nuk dihen detaje e plota rreth rastit por që Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky incident.