Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka thënë se M. Bigoviq dhe djali i tij, U. Bigoviq, dyshohet se u therën me thikë për vdekje nga familjari i tyre, M. Bigoviq.
Në një njoftim për media të premten, Prokuroria tha se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë është djali i të vrarit M. Bigoviq dhe vëllai i viktimës tjetër, U. Bigoviq.
“Rreth orës 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë”, njoftoi sot Prokuroria.
“Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë”, thuhet në komunikatën e organit të akuzës.
Në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për
Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, tha Prokuroria./Veriu.info/