Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë vendosur sanksione anëtarit të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, për shkak të sjelljeve të tij korruptive dhe destabilizuese, shkruan Gazeta Metro.
Në qershor të 2021 presidenti Joe Biden kishte nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv në qershor 2021, ku ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.
E sonte duket se rradhën e kishte Millorad Dodik, Milan Tegeltijas e Mirsad Kukic, për tu goditur nga sanksionet amerikane të cilat përfshijnë bllokim të aseteve dhe llogarive bankare si dhe një varg ndalesash tjera.
“Si rezultat i aksionit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në pronë të të sanksionuarve të listuar më sipër që ndodhen në SHBA ose apo kontrollohen nga një shtetas amerikan janë bllokuar dhe duhet të raportohen në OFAC (Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja”
“Të gjitha transaksionet e kryera nga qytetarët e SHBA-së, ose brenda Shteteve të Bashkuara (ose në tranzit përmes Shteteve të Bashkuara) që përfshijnë çdo pronë ose të drejtë pronësie të personave të listuar ose të sanksionuar ndryshe janë përgjithësisht të ndaluara, përveç rastit kur OFAC ka lëshuar një leje ose përjashtim të përgjithshëm ose specifik. Ndalimet zbatohen për kontributin ose dhënien e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për ose në dobi të çdo personi të sanksionuar, ose marrjen e ndonjë kontributi ose fondi, mallrash ose shërbimesh nga një person i tillë”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.
SHBA në listën e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut e ka futur edhe Televivizionin Alternativna (ATV) e cila është në pronë të një kompanie të lidhur ngushtë me familjen e Dodikut dhe mbi këtë television Dodik ushtron kontroll për t’i dërguar axhendat e tij përpara.
SHBA ka thënë se Millorad Dodik ka financuar këtë televizion me para publike për qëllime korruptive.
“Televizioni Alternativna(ATV) një media me bazë në Banja Lluka, Republika Serbe është në pronësi private të një kompanie e lidhur ngushtë me familjen e Dodik. Megjithatë, Dodik personalisht ushtron kontrollë mbi ATV prapa skenave siç është kërkesa për aprovim të tij mbi storje televiziove që kanë të bëjnë me temat politike. Dodik ka përdorur ATV që me qëllim të shpreh agjendën e tij që përfshin përpjekjet e tij për të denigruar figurat politike, për të pastruar imazhin e tij publik dhe për të avancuar qëllimet dhe e tij personale dhe politike”, thuhet në komunikatën e Thesarit.
“Dodik ka shpërblyer anëtarët e familjes së tij me kontrata direkte që kanë lidhje me ATV të cilin e ka shfrytëzuar për korrupsion. Ai ka zhvendosur paratë e kompanive publike në ATV për qëllime korruptive. Dodik ka rritur fondet për ATV-në në vitet e fundit dhe është angazhuar në kampanja të dëmshme në media sociale përmes ATV duke publikuar përmbajtje që i avancojnë qëllimet e tij personale dhe politike”, thuhet në komunikatë.
Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka dalur me reagim për sanksionet ndaj Millorad Dodikut dhe të tjerëve. Në këtë reagim thuhet se SHBA përmes sanksioneve po e rikonfrimojnë përkushtimin e SHBA’së për sovranitetin dhe intgritetin territorial të Bosnje Hercegovinës.
“Këto sanksione riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës, sundimin e ligjit dhe institucione demokratike, si dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës. Udhëheqës të tjerë dhe subjekte të lidhura me akterë të korruptuar ose destabilizues mund të jenë gjithashtu subjekt i veprimeve të ardhshme nga qeveria e SHBA-së. Ne do të vazhdojmë të përdorim autoritetet e duhura për të promovuar llogaridhënien për aktorët në të gjithë rajonin dhe globalisht”, thuhet në komunikatën e Departamentit amerikan.
Millorad Dodik ka reaguar menjëherë pas sanksioneve që SHBA ia vendosi atij. Dodik ka thënë se historikish ata janë sulmuar në prag të festave teksa ka përmendur edhe disa aryse për mospajtimin e tij me këtë vendim.
“Ndoshta gjëja e parë që ju bie në sy është koha e shpalljes së këtij vendimi, pra në prag të festës më të gëzuar të të Krishtlindjes. Historikisht ne si komb jemi sulmuar në festa të mëdha dhe e di që ata që qëndrojnë pas këtij vendimi e dinë. Gjëja e dytë që më vjen në mendje është se një vend që krenohet me të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias ka sanksionuar median.
“Për herë të parë më thanë se po e shkel Dejtonin, pa thënë se ku e kam shkelur Marrëveshjen e Paqes. Tani, siç dëgjoj, akuzohem edhe për korrupsion dhe kundër meje nuk po zhvillohet asnjë procedurë penale për korrupsion në BeH dhe askund në botë”, tha Dodik.
“Këto janë sanksione që u lobuan nga disa zyrtarë amerikanë, të cilët nuk e ndajnë vizionin e Bosnjës siç e kam unë dhe siç është nënshkruar në vitin 1995. Nëse mendojnë se do të më disiplinojnë kështu, gabohen rëndë. Vetëm tani kam një motiv të ri për të luftuar për të drejtat që na janë hequr prej 26 vitesh”, tha Dodik.
Për këtë vendim ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka treguar arsyet e sanksioneve teksa ka thënë se SHBA angazhohet për një të ardhme me të ndritur për qytetarët e Bosnje Heregovinës.
“Departamenti amerikan i Shtetit dhe Thesari Amerikan publikisht kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bosnje e Hercegovinës për korrupsion dhe sjellje destabilizuese. ShBA-ja mbetet e përkushtuar në angazhimin për një të ardhme më të ndritur për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës”, ka shkruar Blinken në Twitter.
Kujtojmë se Millorad Dodik së fundmi është angazhuar hapur për ndarjen e “Republika Serbska” nga Bosnje e Herecegovina, përkundër paralajmërimeve nga partnerët perndimor se kjo përbënë shkelje të “Marrëveshjes së Dejtonit”