Përpjekjet për formimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish, raporton Gazeta Papirus.
Kjo është hera e 12-të që po tentohet formimi i institucioneve pas zgjedhjeve të fundit.
Seanca u drejtua nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, si më i moshuari në përbërje, ndërsa për detyrat ndihmëse është deputetja më e re, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në seancë ishin 113 deputetë./GAZETA PAPIRUS/