Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë në lexim të parë Projektkodin Civil të Kosovës.
Në sallën të pranishëm ishin 77 deputëtë, shkruan lajmi.net.
Pro projektkodit civil kanë votuar 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.
Në votim kanë marrë pjesë 61 deputetë.
Debati kryesor lidhur me Kodin Civil është zhvilluar sa i përket martesave të së njëjtës gjini në Kosovë.
Kjo ka shkaktuar debat jo vetëm pozitë e opozitë, por edhe brenda deputetëve të mazhorancës