Ushtari i UÇK-së Florim Kiçina ka treguar një ngjarje të pathënë deri më sot, se si rusët kishin provuar ta kapin liderin e UÇK-së z. Hashim Thaçi në fshatin Carallugë të Malishevës Ngjarja kishte ndodhur me 31 tetor 1999.
“Kur jemi kthy prej Rahovecit ata kanë provu me na bllokue, nuk e dij qëllimin e tyre të saktë, por dyshohet se ata kanë pasur për qëllim me marrë Hashimin. Ata filluan me na bastisë, na thanë dilni prej makinave, dhe kur e pamë që ata po sillen në atë formë arrogante, jemi dalë krejt prej makinave, jemi kanë dikun përmbi 15 makina kanë mujtë me kanë, në secilën makinë kanë qenë 4 ose 5 veta, jemi kanë të armatosur gjithë, unë personalisht kam pasë armë me leje, kam pas armë të shkurtër dhe të gjatë, jemi dalë edhe kemi pasë kontakte fizike me rusët, edhe i kemi shty me dorë, unë personalisht i kam sjellur rusit shuplakë fytyrës dhe u largua menjëherë, edhe e panë ata që ne jemi të vendosur, edhe armët me dorë s’kanë guxu me i kap ma rusët vetëm okolla qafe i kanë lëshu armët, edhe janë largu prej rrugës. Ne nuk e kemi lejuar poshtrimin e Thaçit. Me thanë të drejtën Hashimi ka intervenu se nashta aty kish eskalu situata, bile dul Thaçi na tha në formë humori “o djema, na veç sa e krytëm luftën me Serbinë, a po doni me na shti tash në luftë me Rusi a”, na tha hypni në makina e vazhdojmë, na punën tonë e ata punën e tyre”, shtoi luftëtari Florim Kiçina.