GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dështimi i Qeverisë në veri| Deputeti i VV-së kërkon heqjen e barrikadave

19/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Dështimi i Qeverisë në veri| Deputeti i VV-së kërkon heqjen e barrikadave
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në një intervistë për emisionin “Info Plus” në RTK tha se gjendja në veriun e vendit nuk është e mirë për shkak që qytetarëve të asaj pjese po u mohohet e drejta e qarkullimit të lirë.

Deputeti i Vetëvendosjes tha se grupe të caktuara të strukturave kriminale, të shndërruara në banda kriminale të drejtuara nga Serbia, po bëjnë çmos që ato barrikada t’i paraqesin si pakënaqësi e qytetarëve, por kjo, tha ai, u pa që nuk është e vërtetë.

Ai tha vazhdimi i barrikadave në atë pjesë të territorit është sinjal i keq dhe inkurajim i grupeve që po terrorizojnë qytetarët.

Të gjithë po e dimë, edhe KFOR-i edhe ne, dhe është momenti të hiqen e të ndërhyhet në largimin e tyre sepse vazhdimi edhe më tej i këtyre bllokadave është sinjal i keq dhe është njëlloj inkurajimi i këtyre grupeve që të vazhdojnë me terrorizim të qytetarëve. Me bllokimin e këtyre rrugëve ata po duan të thonë se ne jemi këtej e nuk lëvizim”, tha Dugolli.

Ai nuk beson se kjo gjë do të vazhdojë të tolerohet.

“Jemi në pritje në bashkëpunim e komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in, institucionet e sigurisë dhe besoj që shumë shpejtë do të ketë lëvizje në këtë drejtim e barrikadat do të hiqen përfundimisht”, tha ai.

Deputeti i LVV-së, tha se institucionet e Kosovës, Policia e Kosovës ka kapacitete e mundësi që këto barrikada të largohen shumë shpejtë, e situata të kthehet në normalitet.

“Ne u kemi dhënë mundësi dhe njëfarë afati që edhe KFOR-i e ka kërkuar që të mos shkohet me masa drastike të largimit me dhunë të këtyre barrikadave që të mos krijohet ndonjë alibi për gjoja ndonjë ekses të mundshëm. Dhe ne e kemi pranuar një sugjerim të tillë sepse duam të dëshmojmë e tregojmë që nuk janë institucionet e Kosovës, nuk është Policia e Kosovës ato që po shkaktojnë dhunë, por janë bandat”, tha ai.

Ai pret që të gjithë ata që kanë kryer sulme ndaj institucioneve, ndaj policisë e gazetarëve do të hetohen e do të ketë ndjekje penale për secilin prej tyre.

Tags: Barikadat ne veriEnver Dugolli
ShareTweetShare
Previous Post

Mesazhi emocionues i Jordan Ozuna për Benzema

Next Post

VIDEO| Bes Kallakut i ndodh e papritura, i bie dhëmbi gjatë emisionit

Next Post
VIDEO| Bes Kallakut i ndodh e papritura, i bie dhëmbi gjatë emisionit

VIDEO| Bes Kallakut i ndodh e papritura, i bie dhëmbi gjatë emisionit

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.