GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Dëshmitari thotë që e kishte parë të akuzuarin Gjokoviq të uniformuar gjatë vitit 1999

10/03/2025
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Dëshmitari thotë që e kishte parë të akuzuarin Gjokoviq të uniformuar gjatë vitit 1999
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Shimo Bibulica tha që të akuzuarin Millorad Gjokoviq, e kishte parë të uniformuar një ditë para se të largohej në Podgoricë gjatë kohës së luftës.

“Po, e kam parë një ditë para se të largohem për në Podgoricë”, tha dëshmitari Bibulica.

Sipas aktakuzës, Gjokoviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, në vitet 1998-1999 ka kryer krime lufte në fshatin Ozdrim dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori special Kastroit Memaj, e pyeti dëshmitarin se çfarë uniforme ka pasur i akuzuari, ndërsa ai tha se ka qenë uniforma e policisë rezerviste.

“Mendoj që ka qenë uniforma e policisë rezerviste dhe ka qenë me armë gjysmë-automatike”, deklaroi ai.

Dëshmitari Bibulica tha se Gjokoviq para luftës ka qenë shef i zyrës së shtabit në fshatin Vitomiricë. Tha se shtëpia e të akuzuarit ka qenë 2 metra larg shtëpisë së tij.

Derisa lexoi deklaratën e dëshmitarit të dhënë në Polici, prokurori Memaj tha se Bibulica kishte deklaruar se gjatë luftës i ishte djegur shtëpia dhe se urdhri kishte ardhur nga shtabi.

“Unë nuk kam dhënë deklaratë që ai ka dhënë urdhër, por vetëm kam treguar se nga zyra nga shtabi, nga aty ka ardhë urdhëri”, tha Bibulica.

Shtabi në fjalë, dëshmitari tha se është udhëhequr nga Millorad Gjokoviq, Miqa Stanishiq dhe Mishko Medenica.

I pyetur se ku ka qenë gjatë viteve 1998-’99, dëshmitari tha se ishte larguar në Podgoricë për çështje sigurie.

“Une gjatë kohës së luftës me familjen time jemi zhvendosë në Podgroricë dhe gjatë gjithë kohës kemi qëndruar në Podgoricë, kam edhe dokumente që tregojnë se kam qenë atje”, tha Bibulica.

Seanca do të vazhdojë me dëshmitarin e radhës në sesionin e pasdites.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.

Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Aktakuzën e plotë mund ta gjeniKËTU.

Tags: #seanca #gjukata 3themelore #prishtine #shimobibulica #dehmitare #akuzuari #gjokoviq #1999 #lufta
ShareTweetShare
Previous Post

Rutte mbërrin në Sarajevë

Next Post

Thaçi dhe të tjerët/ Specialja pranon prova të reja për zonat e luftës në Drenicë, Shalë, Llap dhe Karadak

Lajmet e fundit

Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

13/05/2025
OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

13/05/2025
Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

13/05/2025
“Luftë” deri në minutën e fundit, Partia Mundësia i merr mandatin e 14-të PD-së

“Luftë” deri në minutën e fundit, Partia Mundësia i merr mandatin e 14-të PD-së

13/05/2025
Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA

Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA

13/05/2025
Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, sonte performon Shqipëria – këtu mund ta ndiqni LIVE

Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, sonte performon Shqipëria – këtu mund ta ndiqni LIVE

13/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

13/05/2025
OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

13/05/2025
Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

13/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.