GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Dëshmitari 5 thotë se ishte pjesë e UÇK-së: Tregon si e kishte blerë e qepur uniformën vetë

18/05/2023
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Po vazhdon dëshmia e dëshmitarit të pestë në rastin e krerëve të UÇK-së.

Dëshmitari i radhës në këtë rast ka deklaruar se ka qenë anëtar i UÇK-së. Ai është pyetur nga mbrojtja e Thaçit për detajet e uniformës, si e kishte blerë e më pas qepur.

Avokati e ka pyetur dëshmitarin se a ka pasur ndonjë verifikim që ishte bërë pjesë e UÇK-së, dhe ai tha jo.

Nacionale sjell përgjigjet e plota të dëshmitarit:

Avokati: Do të doja të filloja me kyçjen tuaj në UÇK. Ju thatë që u bashkëngjitët më 24 korrik 1998 në UCK?

Dëshmitari 5: Po

Avokati: Më duket se ju e përshkruat procesin si u bashkuat në UÇK. Erdhi dikush e të tha na duhen përforcime në fshat, dhe ti shkove për të marrë pjesë në mbrojtjen e fshatit kundër serbëve?

Dëshmitari 5: Ka emër personi.

Avokati: A nënshkrove ndonjë gjë kur u bashkove me UÇK?

Dëshmitari 5: Nuk dëgjohet

Avokati: A more ndonjë letërnjoftim a copë letër ku të thuhej që ti ishe anëtar?

Dëshmitari 5: Unë jam dalë në ora 2 të natës atë natë. Të nesërmen i ka marrë shënimet komandanti kush ka qenë.

Avokati: Nuk të dha ndonjë kartelë, letër ku thuhej se ishe anëtar?

Dëshmitari 5: Nuk më kanë dhënë.

Avokati: Po uniformë a të dhanë?

Dëshmitari 5: E kam blerë vetë. Se nuk ka pasur. E kam blerë vetë. Si kamuflazh e kena paguar vetë.

Avokati: Nuk të dhanë para për ta blerë uniformën, e ke blerë vetë. Uniforma ishte e gatshme kur e bleve, apo e qepe?

Dëshmitari 5: Blejshum copa edhe i qepshim.

Avokati: Nga e dije se çfarë cope të blejë, kishte ndonjë rregullore që të tregonte se çka duhet të blejë?

Dëshmitari 5: Si cerada, ato i këna ble e ato i këna qepë.

Avokati: Kur iu bashkove UÇK-së, a të dhanë armë?

Dëshmitari 5: Armën e kisha marrë nga një bashkëfshatar.

Avokati: Pa e përmendur emrin e tij. Si ndodhi që ky të dha armën e tij po ai vetë nuk ishte në ushtri?

Dëshmitari 5: Ishte lodhur, ishte mërzitur. Ku e di unë, edhe më tha që mundem me ia dhanë armën edhe e kam marrë.

Avokati: Ti thua që ai ishte lodhur. Do të thotë që nuk donte të vazhdonte me ushtri?

Dëshmitari 5: Pasi është kyç më vonë nuk mundem të them asgjë.

Avokati: Ti the që e bleve copën dhe e qepët uniformën. Këtë gjë mund ta bënte kushdo edhe një njeri që nuk ishte në UÇK. Edhe pa qenë në UÇK, ishte e mundur kjo gjë?

Dëshmitari 5: Në rast se nuk ke pasur armë, ti s’ke pas nevojë as me ble as…Nuk mundem me thanë për askënd.

Avokati: Duke pasur parasysh faktin që atyre që kyçeshin në UÇK nuk u jepej dokument, kjo tregon se çdo njeri mund të blente copën dhe ta bënte uniformën edhe pa qenë në UCK?

Dëshmitari 5: Nuk besoj që dikush ka blerë uniformë pa qenë i kyçur.

Avokati: A bëre ndonjë trajnim para se të shkoje në betejë?

Dëshmitari 5: Kam bërë pak më herët.

Avokati: Përveç përdorimit të armës, ndonjë gjë tjetër? Ti ke dëshmuar më herët se ke shkuar në një fshat tjetër për të marrë pjesë në një aksion kundër forcave serbe?

Dëshmitari 5: Po se aty ishte prita. Mbrojtja e fshatrave prapa.

Tags: DeshmitarigjykatahagaThaçi
ShareTweetShare
Previous Post

Nënë e bijë rrahën mes vete në Mitrovicë, të dyja pranojnë tretman mjekësor

Next Post

Chollet në telefon me Kurtin para dëshmisë në Senat, diskutojnë edhe për betimin e kryetarëve në Veri

Next Post
Kurti deklarohet pas telefonatës me Cholletin, tregon çka pret nga takimi i nesërm me Vuçiqin

Chollet në telefon me Kurtin para dëshmisë në Senat, diskutojnë edhe për betimin e kryetarëve në Veri

Lajmet e fundit

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.