Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë pamje nga tubimi sotëm në Klinë.
Ai përmes një postimi në “Facebook”,ka thënë se sonte në Klinë ishte një tubim madhështor.
“Tubim madhështor në Klinë, ku u mbushëm me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës. Fjalët dhe përkrahja e këtyre njerëzve të mirë, ishin frymëzuese dhe na treguan se së bashku mund të arrijmë çdo qëllim”, ka shkruar Dervishaj.
Po ashtu ai shtori se ndjehet i gëzuar që kanë përjetuar këtë moment të bashkimit dhe angazhimit të fuqishëm për zhvillimin e vendit.
“Gëzohem që po e përjetojmë këtë moment bashkimi dhe angazhimi të fuqishëm për zhvillimin e vendit. Vulosëm fjalën se KOSOVA MUNDET MA MIRË”, ka shkruar tutje Dervishaj.
Ndryshe Shahin Dervishaj kandidon me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë: