Shkruan Labinot Dervishaj :
DEDIKUAR LUFTËTARIT TË LIRISË, KADRI VESELI
Nënë ike pa ta dhënë unë lamtumirën e fundit!
I mbyllur këtu në qeli dhe i thelluar në mendime sot me zemër të thyer për ikjen tënde nga kjo botë por krenar që kam pasur një nënë burrërore dhe fisnike sikur që ishte ti.
Nënë në këtë natë po i kujtoj uratat tuaja sa herë t’i i bëje për mua dhe shokët e mijë, atëherë kur ne u nisemi nga shtëpia e jonë për në aksione e rrugë të vështira dhe me sfida.
Nënë në këtë natë po i kujtoj momentet e gëzuara tuaja kur edhe në pikë të natës pa përtesë dhe me shumë vullnet bëje bukë e gjeje strehë për shokët e idealit dhe të lirisë.
Nënë në këtë natë po e ndjejë me empati dhembjen tuaj të zemrës të cilën vetëm se e kam të nënkuptuar ndonëse ti nuk e ke shprehur asnjëherë por ke qëndruar e fortë sikur ajkunë.
Nënë në këtë natë të datës 7 janarit t’i po bashkohesh me babën pas plotë 6 muajsh ikje nga kjo jetë, atje në përjetësi.
Nënë mos ma mërzitë babën dhe tregoi se unë kam ardhur tek varri i tij.
Nënë pushofsh paqe, atje shpirti të gjet qetësi, për mua mos mbajë mërzi se nëse në këtë botë do të këtë drejtësi unë shumë shpejt do të jem në liri.
Se kjo është vetëm një “luftë” tjetër që unë dhe shokët e mijë po e bëjmë për Kosovën për lirinë e saj dhe nga e cila do të dalim faqe bardhë. /Gazeta Papirus/