Shahin Dervishaj kandidati për deputet me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës ka ndarë një videopostim për qytetarët e Kosovës.
Dervishaj është një kandidat i cili në çdo hap që ka marrë, ka dëshmuar se sfidat nuk janë asnjëherë fundi i rrugës, por vetëm mundësi për të shkuar më larg.
Ai përmes këtij postimi derisa na kanë mbetur edhe 3 ditë larg zgjedhjeve ka thënë se “A jeni gati më 9 shkurt ta bëjmë Kosovën 77 herë më mirë”.
Dervishaj i cili garon me numrin 77 në këto zgjedhjet e njeh më së miri realitetin e Kosovës, pasi vite më parë ai ka përjetuar mundimet dhe vështirësitë në këtë vend.
Ndërsa, që nga dita kur filloi fushatën për deputet nga diaspora, ai ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme, duke ngjallur shpresën e qytetarëve se ky vend do të bëhet #ma mirë.
Mbi të gjitha, ai është një njeri i shpresës dhe kjo shpresë po shtrihet përmes mbështetjes masive që po merr nga qytetarët e Kosovës, të cilët Dervishajn po e shohin si një lider të vërtetë, të ndjeshëm dhe të përkushtuar.
Ndryshe Shahin Dervishaj, kandidon për deputete me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK.