Votimi për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon pa ndonjë parregullsi apo problem. Përveç qytetarvë, edhe liderët politike, përfshirë kandidatët për kryeministër, tashmë kanë hedhur votën e tyre. Por sa persona votuan deri në ora 11:00?
Komisionit Qendror Zgjedhor ka publikuar pjesëmarrjen e votuesve deri në ora 11:00. Sipas KQZ-së, deri në ora 11:00 kanë votuar 8.60 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Më saktë, mbi 169 mijë persona kanë votuar deri në ora 11:00.
Një e dhënë interesante vërehet në Prishtinë. Qytetarët e kryeqytetit të Kosovës, pra prishtinasit, kanë votuar mbi mesataren e Kosovës. Më saktë, 12.13 për qind e prishtinasve kanë zgjedhur të votojnë në orët e para të ditës. Përkthyer në vota i bie që në Prishtinë kanë votuar 25,782 votues.
Nga komunat e mëdha të Kosovës, Prizreni ka një mesatare të vogël të pjesëmarrjes, me veç 4.54 për qind, me 8.312 votues.
Numri i votuesve është përafërsisht i njëjtë sikurse në zgjedhjet 14 shkurtit të vitit 2021. Në krahasim me vitin 2021, në vitin 2025 deri më tani kanë votuar mbi 20 mijë votues më shumë. Në vitin 2021, deri në ora 11:00 votuan 145 mijë e 650 persona, ndërsa në vitin 2025 kanë votuar 169,435.