Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë deri në 7 orë e gjysmë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë është 3 kilometra
Pritje për ta lëshuar Kosovën deri në një orë e gjysmë ka edhe në pikëkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, kurse deri në 40 minuta, pritjet janë në Jarinje.
Në pikat e tjera kufitare, gjendja është më e lehtë, ku pritjet më së shumti zgjasin deri në 15 minuta