Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në fushën e shëndetësisë.
Ajo ka bërë me dije se për dy vite në Qeverinë Kurti kosovarët nuk kanë sigurime shëndetësore dhe kanë mungesë të barnave esenciale për të sëmurët kronik.
“Për dy vite qeverisje, nuk kemi sigurime shëndetësore, shpesh mungojnë barërat esenciale për të sëmurët kronikë, na vdesin njerëzit për shkak të mungesës së kapaciteteve për trajtim, miliona euro derdhen jashtë vendit për sëmundje që do të duhej të trajtoheshin këtu”, ka shkruar ajo, duke shtuar se në mungesë të kësaj përspektive po vazhdon ikja e rinisë nga Kosova.
“Në mungesë të perspektivës, për çdo ditë na ikë rinia e shëndoshë, ndërsa krejt urgjencën e kanë me ligjin për fertilizim të asistuar. Nuk janë në tokë të bukës”, ka shkruar Dërguti.