Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar pas ngjarjes tragjike mbrëm që ndodhi në lokalin ‘Bon Vivant’ në qendër të Prishtinës, ku mbeti i vdekur një person, dhe disa të tjerë u lënduan, ku njëri nga të lënduarit është një pjesëtar i FSK’së.
Përmes një shkrimi në Facebook, deputetja Hoxha, ka thënë se Prishtina sot u zgjua e zymtë dhe plot dhimbje.
Ndër te tjera, Hoxha ka shkruar se ata në vend që të merren me problemin po merren me pasoja.
Ky është postimi i saj i plotë:
“Prishtina sot u zgjua e zymtë dhe plot dhimbje.
Njerëz të armatosur që sillen lirshëm, jetë njerëzish të humbura, hapësirë publike e cënuar dhe ca vazhdojnë e merren me pasojën por jo edhe me thelbin e problemit.