Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se sot është konfirmuar që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës nuk do të jetë në agjendën formale në mbledhjen e Komitetit të Ministrave Evropës që mbahet sot në Torino të Italisë.
Për këtë, ajo po ia lë fajin “diplomacisë së fjetur” të Qeverisë së Kosovës.
Ky është rezultat i diplomacisë së fjetur e JO të heshtur! Që nga dita kur kemi dorëzuar kërkesën për aplikim në KE kam kërkuar qartësi nga qeveria se a do të jemi pjesë e agjendës formale në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që mbahet sot në Torino të Italisë! Sot u konfirmua që ne NUK jemi pjesë e agjendës formale në këtë takimin”.
Musliu-Shoshi tha se rrjedhimisht sot nuk do të shqyrtohet kërkesa e Kosovës dhe se nuk mund të fillojnë procedurat zyrtare pa diskutim dhe votim.
“Të shpresojmë se do të jemi pjesë e agjendës formale në takimin e zëvendësministrave që mbahet në Strasburg me datë 1 qershor 2022!”./Gazeta Express/