Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria për çdo hap të ndërmarrë në veri dashur që të konsultohet me ShBA-në dhe BE-në.
Musliu në një prononcim për Ekonomia Online vlerëson se presidentja Vjosa Osmani e ka në dorë që të bëjë edhe anulimin e zgjedhjeve në veri të vendit.
Madje ajo thotë se është përgjegjësi e institucioneve çdo incident i ndodhur në atë pjesë.
“Vlerësoj që Qeveria është dashur të konsultojë institucionet e sigurisë paraprakisht edhe me aleatë tanë ShBA dhe BE”.
“Poashtu vendimin për zgjedhje e ka presidentja e cila e ka në dorë të bëjë anulimin e zgjedhjeve. Ata janë të detyruar të ofrojnë siguri në atë pjesë”.