Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se s’mund të bëhet krahasim mes ish-kryeministrit Avdullah Hotit dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Ajo ka thënë se Hoti për një vit qeverisje kishte arritur të futej në Shtëpinë e Bardhë dhe të merrte një njohje.
“Për një vit qeverisje ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Kemi marrë një njohje”, ka thënë Krasniqi në Frontal të T7.
Ajo tutje ka thënë se nën qeverisjen e Kurtit politika e jashtme ka stagnuar meqë s’ka asnjë njohje. Ajo ka kritikuar edhe ministren Donika Gërvalla.
“Për dy vjet s’kemi asnjë njohje. Kemi stagnim ne politiken e jashtme.
Një ministre me te marre detyrën shkarkon 13 ambasadorë”, ka thënë deputetja e LDK-së.
Ajo ka thënë se kanë ftuar ministren Gërvalla për të raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane. “S’ka çfarë tregon ajo. E kemi ftuar në Komision por s’ka ardhur”, ka shtuar tutje.