Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka demantuar një pretendim të Lëvizjes Vetëvendosje se Kosova do t’i përfitojë 4.2 miliardë euro nga Bashkimi Evropian me anë të programit “Tregu i Përbashkët”.
Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se, 4.2 miliardë nuk janë vetëm për Kosovën, por për më shumë shtete dhe së dyti, ajo thotë se Kosova ka qenë edhe më herët pjesë e programeve të Bashkimit Evropian, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të cilën VV-ja nuk e kishte votuar.
Postimi i plotë më poshtë: