Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka shkuar i papërgatitur në takimin e Brukselit që u zhvilluar sot.
Ajo, në seancën e sotme të Kuvendit, ka theksuar se Kosova në procesin e dialogut me Serbinë është duke dështuar, ku e fajësoi Kurtin dhe Qeverinë që ai e drejton.
“Kryeministri Albin Kurti shkon dialogon me Aleksandar Vuçiq po del e po deklarohet se nuk e ka ditur edhe çka ka me u diskutu. Ai e ka pas obligim të vijë të raportojë në Kuvend për agjendën që e ka në Bruksel”.
“Deputetët dhe qytetarët që ta dimë saktësisht se cila është agjenda e diskutimeve, e tash pas një dështimi të dialogimit po thotë nuk e kam ditur se çfarë ka pasë me u diskutu. Dhe, ka shkuar duarkryq në një dialog që po dështojmë. Vendin e keni sjellë në një krizë që është zor me dalë, i keni humbur të gjithë aleatët tanë”, ka thënë Kadrijaj.