Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se partia e saj ka kohë që ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që kryeministrit i vendit, Albin Kurti, i shërben agjendave armiqësore.
Ajo i bëri thirrje publike aleatëve të Kosovës që të inicojnë një hetim të pavarur rreth disa temave.
“A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?”, shkroi Kadrijaj.
Tutje, ajo tha se shpreson që kjo temë të hetohet seriozisht, pasi sipas saj, çdo lëvizje e Kurtit e shton dyshimin që është i kapur nga armiqtë e Kosovës.