Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas anulimit të konkursit nga Korporata Energjetike e Kosovës, ku dyshohej për punësime familjare të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kadriaj ka thënë se anulimi i këtij konkursi është meritë e mediave, duke shtuar se opozita duhet të jetë mbikëqyrëse e punës së qeverisë, por edhe aleat i mediave kritikuese.
Anulimi i konkursit në KEK, lirisht mund të themi se është meritë eksplicite e mediave poashtu edhe e opinionit kritikues i të birit të dëshmorit, të cilit i’u mohua e drejta e barabartë për punësim. Opozita duhet të jetë aleat me mediat kritikuese dhe mbikqyrëse e punës dhe transparencës së Qeverisë”, ka thënë Kadriaj. /Zëri