Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, i njohur për deklaratat kundër komunitetit LGBTQ+, ka reaguar për blerjen e veprës – fotografi me titullin “Dita e Shën Valentinit” prej 10 mijë eurove nga Ministra e Kulturës.
“Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë”, ka shkruar Agusholli.
Deputetin e ka alarmuar “rëndësia” që ai beson se po u jepet komunitetit LGBTQ+.
Ndonëse nuk njihet si kritik i artit, Agusholli vë në dyshim nëse kjo vepër mund të quhet art.
Shkrimi i plotë:
Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”.
Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë.
Askujt mbi këtë tokë nuk po i intereson çka bëni ju nëpër shtëpitë tuaja. Pse po besoni që keni kaq shumë relevancë?!
Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë.
Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero.
Për disa përshkrimi i punës: Ndjekim fonde!
Sqarim për fund: Te unë nuk pinë ujë: cancel kultura, presioni, shantazhi e aq më pak ofendimet.