Deputeti i parlamentit të Kosovës Visar Korenica së bashku me ish komandantin e UÇK-së, Ismet Tara -Hoxha si dhe antarë të Lëvizjes Vetëvendosje, qëndroi për vizitë te familja e heroit Selajdin Mullaabazi – komandant Mici, me rastin e datëlindjes së heroit.
Heronjtë kanë vetëm ditëlindje, ata përmes lirisë së falur atdheut frymojnë përgjithmonë!
Sot, është ditëlindja e komandant Micit – falenderim për Zotin fuqiplotë që na e dha këtë trim të pashoq popullit tonë! ka shkruar Korenica në rrjetin social Facebook.
/Gazeta Papirus/