“Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka konfirmuar deputeti ukrainas, Oleksi Gonçarenko, duke shtuar se predhat serbe që po merr vendi i tij në mënyrë të tërthortë, po e shtyjnë këtë vendim.
Në një intervistë për A2news, ligjvënësi, një mik i shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti, shpreh shqetësimin se Serbia mund të jetë duke furnizuar oreksin e Rusisë për destabilizim të Ballkanit, pasi ka të njëjtat ambicie si Rusia, për të krijuar perandori.
Këshilla e tij për Prishtinën zyrtare është që të vazhdojë me anëtarësimet ndërkombëtare, veçanërisht ato europiane, pasi janë ombrella mbrojtëse ndaj çdo kërcënimi.
A2CNN: E dimë që jeni një mbështetës i fortë i Kosovës dhe lobues për njohjen e saj në parlamentin ukrainas…Çfarë ju ka shtyrë drejt një qëndrimi të tillë…?
Gocharenko-…jo vetëm në parlamentin ukrainas, por edhe në nivel evropian dhe në Këshillin e Evropës. Para së gjithash, është argumenti emocional, pasi mendoj se ukrainasit po kalojnë tani atë që kaluan kosovarët 25 vjet më parë. Po flas për gjenocid dhe fatkeqësisht kjo është tragjedi për të dy kombet tona. Kjo na bën të kuptojmë njëri-tjetrin më mirë se kushdo tjetër. Së dyti, mendoj se vendet e botës së lirë duhet të bashkohen dhe të mbështesin njëra-tjetrën. Kosova është demokraci, dëshiron të bëhet anëtare e familjes politike evropiane. Kosova meriton të njihet dhe të jetë shtet anëtar. Nga kjo nuk do të përfitonin vetëm qytetarët e vet, por edhe e gjithë Evropa pasi më me shume vende do te bashkoheshin sipas vlerave të njëjta. Prandaj jam dhe do të jem përkrahës i njohjes së Kosovës për ta atë të ecë në këtë rrugë evropiane.