Jo vetëm deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pranuar mjete financiare për shpenzime të udhëtimit. Edhe ata të opozitës nuk janë kursyer për shpenzime të udhëtimit.
Ish-ministri e tash deputeti i AKK-së, gjakovari Pal Lekaj, kryesoi listën e deputetëve që përfituan mbulime për shpenzime me karburante.
Ai për periudhën nëntor-dhjetor i mori 870 euro nga shteti për të udhëtuar nga Gjakova, qyteti ku banon.
Sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2021, deputeti i AAK-së vozit veturë BMW “525 F10” që ka vlerë 12,000.00 euro. Gruaja e tij po ashtu vozit veturë luksoze Audi A2 të 7,000.00 eurove.
Të njëjtën markë por me model më të ri, Audi Q3 e kanë edhe fëmijët por që vlera e saj është dy fish më e madhe: 14,300.00 euro.
Lekaj posedon Banesë 87.00 metra katrorë në vlerë të 80,000.00 mijë eurove, 3 hektarë tokë 1,500,000.00 eurove si dhe shtëpi me 360.00 metra katrorë – vlera e të cilës kap shifrën e 280,000.00 eurove.
Lekaj, para të gatshme ka deklaruar vetën 3,000.00 mijë euro.
Edhe deputetja nga radhët e komuniteteve joshumicë, Duda Balje ka shpenzuar për të udhëtuar nga Prizreni 870 euro.
Ajo vozitë veturë me vlerë 25,000.00 të tipit Audi A4 .
Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, shpenzoi 540 euro për karburante. Udhëtimet e tij nga Skenderaj, i mbuloi shteti.
Vetura Mercedes që ai vozitë kap vlerën e 18,000.00 mijë eurove, bazuar në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.
240 mijë euro, Lushtaku i ka të investuara në aksione të disa kompanive private. Po ashtu, ai mban 45,500.00 euro kesh në institucione bankare.
E deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili mori 340 euro nga kuvendi në emër të shpenzimeve të udhëtimit, në deklarimin e vitit 2019 nuk ka deklaruar veturë në emër të tij apo të familjes.