Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Salih Zyba duke folur për barrikadat dhe tensionet në veri të vendit ka thënë se ai nuk ka parë një përgatitje të KFOR-it për mënyrën e veprimit atje.
Sipas tij, kontrolli ajror i KFOR-it dhe bashkëpunimi kanë qenë në funksion, por siç tha ai, jo me veprime konkrete.
“Tash mendimi personal e them që po sepse nuk e kam pa një përgatitje adekuate të KFOR-it, për mënyrën e veprimit në veçanti barrikadat dojnë qasje në termin ushtarak në veprime këmbësorie dhe mekanizma të zhvendosjes në veçanti dhe të zhvendosjes së secilit grup kriminal potencial për me çrregullu situatën. Këto përgatitje kanë munguar kontrolli ajroj bashkëpunimi kanë qenë ndoshta në funksion por jo me veprime”, tha ai.
I ftuar në emisionin “Ditari”, deputeti i VV-së, tha se mund të hyjmë në muajin janar me këto barrikada, por që sipas tij, nuk mund ta përfundojmë muajin me gjendjen e njëjtë.
“Mund të hyjmë në janar por nuk mund të përfundojmë janarin me situatën dhe me gjendjen e njëjtë por këto afatë dhe këto presione jo në kuptimin negativ presion për të vepru por për të ardhur te ëërfundimi më i nevojshëm dhe më i duhur të situatës bashkëpinimi me KFOR-in, e realizon më shpejtë nëse kemi pasë mosveprime nuk do të thotë që se ka pasur qëllimin e njëjtë edhe KFOR-i edhe Qeveria që barrikadat të mos ekzitojnë, po të ketë zhvendosje por mënyra dhe afatet janë të diskutueshme me faktorin ndërkombëtar”, ka thënë ai.
Ndryshe sot pas një takimi të Këshillit të Sigurisë të Kosovës, Zyra e Kryeministrit theksoi se Qeveria e Kosovës është ende “në pritje të veprimeve nga KFOR-i” për heqjen e barrikadave.