Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka thënë se në menaxhmentin e KEK-ut ka ende njerëz që janë emëruar politikisht nga Qeveritë e kaluara, shkruan Gazeta Express.
Aliu pretendon se “Blloku B2” është një sabotazh që i është bërë Qeverisë Kurti.
Këta deputetë që sot po qajnë me lot krokodili fort mirë e dinë se i kanë, edhe sot e tutje vazhdojnë me i pas në menaxhmentin e KEK-ut njerëzit e tyre të politikës të emëruar pa konkurse por të politikës që edhe sot po e sabotojnë KEK-un. Jam shumë i bindur që ‘Blloku B2’ është një sabotazh, që iu ka bërë. Shumë i bindur jam zotëri. Të dëgjova sa fole ti. Do të dalin faktet për këtë punë”, ka thënë Thaçi.
Pas kësaj deklarate, deputetët reaguan ndaj Thaçit.
Por në mbrojtje atij i doli deputetja e VV-së, Mirlinda Sadiku.
Ajo u bëri thirrje deputetëve që mos ta pengojnë në fjalim Thaçin.
“Mos e pengo, mos e pengo”, ka qenë reagimi i deputetes së LVV-së.