GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Deputeti i PD’së: Para selisë u godita edhe nga fytyra që njihja, që dikur i prisja si miq

09/01/2022
në Ballina, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Deputeti i PD’së: Para selisë u godita edhe nga fytyra që njihja, që dikur i prisja si miq
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Roland Bejko, protagonist ditën e djeshme të momentit të parë të tensionit para selisë së PD, sot i përgjigjet deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, që foli për protestë paqësore, dhe se sulmi ndaj tij ishte thjesht një keqkuptim.

“Lipset të sqaroj opinionin publik, (jo Sali Berishën dhe mbështetësit e tij, se ata janë të qartë), se midis shumë personave që më qëllonin pas shpine, nga këmbët dhe pas qafës, dallova edhe një fytyrë që e njihja, por që emri i të cilit nuk më kujtohet. Sqaroj se këtë person e kam takuar midis viteve 1998-2005 kur vinte në Gjirokastër me disa të tjerë tropojanë, për të cilët ruaj miqësi dhe respekt, si njeri i afërt i Doktorit. Në atë kohë unë isha kryetar i PD-së aty, dhe më vonë anëtar i kryesisë së PDSH-së, pra bashkëpunëtor i afërt i z. Berisha deri në 2005. Si të tillë unë i prisja të gjithë me nderet e mikut për respekt të tyre dhe të z.Berisha, me dreka e darka”.

 

Bejko e identifikon atë si njeri i Sali Berishës, ish-punonjës i SHIK dhe policisë doganore. “Atij njeriu, unë nuk i kam ndonjë borxh, as ai mua deri dje, prandaj ai nuk kishte asnjë arsye personale për të ngritur dorën në pabesi e në mes të turmës, ndaj meje. Ai ishte aty pasi i ishte përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të pushtuar dhunshëm selinë e PD-së”.
Deputeti vijoi në përshkrimin e momenteve ku u sulmua nga turma para selisë. “Në sytë e tij dhe të gjithë atyre që më sulmuan, unë pashë urrejtje. Provova gjithfarë lloj emocionesh në ato çaste. Por atë të frikës, fare sepse ata njerëz dje mendonin me trurin e Sali Berishës. Çfardo që t’u thoje, ishte e kotë. Nuk të kuptonin. Vetëm gjuanin, të skërmiteshin në fytyrë, të shanin, të shtynin. Pashë urrejtje në fytyrat e tyre, sepse Sali Berisha na ka identifikuar të gjithëve ne që jemi kundër tij, si armiq. Dhe armikut duhet ti çahet kafka”.

Bejko kujton se “Sali Berisha këtë sjellje e ka bërë edhe me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Neritan Cekën, Arben Imamin, Eduart Selamin, Genc Rulin, Tomor Dostin, Leka Toton, Alfred Sereqin, Albert Brojkën, Vrionin, Pollon, Xhaferin, Tritan Shehun, Leonard Demin, Bamir Topin, etj, etj, etj, pra, i ka rrahur, e denigruar me njerëzit e vet të gjithë ata që i kanë dalë kundër në një moment të caktuar politik. Por, shpresoj të jem i fundit që rihet nga kamikazët e tij”, thotë Bejko, që gjithsesi nuk do të bëj denoncim, dhe duke falënderuar gjithsesi “ tre demokratët tropojanë që më ndihmuan dje t’u shpëtoja thonjve të njerëzve iracionalë dhe i ftoj për kafe pas qetësimit të “gjakrave” pavarësisht se kë mbështesin”.

Tags: Roland Bejko
ShareTweetShare
Previous Post

Vuan nga një sëmundje e rëndë, 25 vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmë

Next Post

Rrugë të përgjakura: Rreth 300 të vdekur në aksidente gjatë 3 viteve të fundit në Kosovë

Next Post
Rrugë të përgjakura: Rreth 300 të vdekur në aksidente gjatë 3 viteve të fundit në Kosovë

Rrugë të përgjakura: Rreth 300 të vdekur në aksidente gjatë 3 viteve të fundit në Kosovë

Lajmet e fundit

Ndeshja Shqipëri-Serbi, 1.2 milion kërkesa për bileta

Ndeshja Shqipëri-Serbi, 1.2 milion kërkesa për bileta

25/05/2025
Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

25/05/2025
“Vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme” – KGJK jep detaje nga takimi me Kallas

“Vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme” – KGJK jep detaje nga takimi me Kallas

25/05/2025
Kosova e Maqedonia e Veriut me tjetër vendkalim të përbashkët kufitar

Kosova e Maqedonia e Veriut me tjetër vendkalim të përbashkët kufitar

25/05/2025
Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit

Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit

25/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ndeshja Shqipëri-Serbi, 1.2 milion kërkesa për bileta

Ndeshja Shqipëri-Serbi, 1.2 milion kërkesa për bileta

25/05/2025
Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

Tre shtetas shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

25/05/2025
“Vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme” – KGJK jep detaje nga takimi me Kallas

“Vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme” – KGJK jep detaje nga takimi me Kallas

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.