Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur për protestën e veteranëve.
Ai në një deklaratë për Gazeta Blic ka theksuar se ai mbështet kërkesën e veteranëve, derisa ka shtuar se kjo kategori nuk bën të diskrimonohet.
“Projektligji diskriminuese për pagën minimale duhet të tërhiqet nga Qeveria, të ketë diskutim publik dhe aprovimin të kërkesave të veteraneve dhe sindikatave për Pagën Minimale”, tha ai për Gazeta Blic.
Ai tha se PDK nuk do të lejoj që të kaloj projektligji që i dëmton veteranët.
“Mbështes kërkesat e veteranëve dhe nuk do të lejojmë që në Kuvend të kalojë projektligji diskriminuese ndaj kategorisë me te çmuar, me më vlerë dhe me të ndjeshme të shoqërisë tone”, ka theksuar ai.