Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar sërish për përgjimet e publikuara mes Mimoza Kusari Lilës dhe Slavko Simiq.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Muhabeti i ëmbël, të duket ora si një minutë.
‘’Muhabeti i ëmbël, të duket ora si 1 minutë! “Keni fol 30-40 minuta” “Jo bre, si 3 minuta m’u dukën” Zdravo’’, ka shkruar Mustafa.
Gjatë ditës së djeshme është publikuar një audio-incizim ndërmjet shefes së grupit parlamentarë të VV-së, Mimoza Kusari dhe Slavko Simiq.
Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e siguruara nga gazeta Nacionale.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin, njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.