Sot u be publik një raport mbi kompensimin që u bëhen deputetëve të lajmëruar që udhëtojnë. Sipas këtij raporti vërehen shumat që marrin deputetët mbi pagën bazë dhe mëditjet tjera që marrin deputetët.
Por, në interesimin e gazetës “newborn” eksplicit rreth deputetit Hisen Berisha i cili dihet botërisht se ashtu siç kur ka punuar në ushtri, udhëton në relacionin Rashkoc (KK- Gjakovë) – Prishtine dhe anasjelltas, nëse merr kompensim apo jo.
Sipas këtij raporti rezulton se i njëjti nuk merr kompensim për udhëtim. Por, çka është me rëndësi të thuhet sipas informatave nga Forca, rezulton se, Hisen Berisha gjatë 22 viteve shërbim në ushtri, kurrë s’ka shfrytëzuar as automjet transporti, as karburant, as nuk është ushqyer ne kuzhinën e forcës, as pajisje e veshmbathje përveç uniformes se jashtme.
Edhe sot si deputet vazhdon te mos shfrytëzoj bënifite qe i takojnë. Çka është me rendësi, sipas deklarimeve të shumë miqve tij, i njëjti me të ardhurat e tij mbështet student e nxënës në shkollime por edhe shume bashkëluftëtar në nevojë, nga paga e vet.