GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Deputeti gjerman i ashpër pas tensioneve në veri: Kosova nuk bën pjesë në Këshillin e Evropës

30/05/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Deputeti gjerman i ashpër pas tensioneve në veri: Kosova nuk bën pjesë në Këshillin e Evropës
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të AfD-së në Bundestagun gjerman dhe deputeti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Petr Bystron, ka bërë një reagim rreth situatës në veri të Kosovës.

Përgjatë ditëve të fundit, serbët lokalë të Leposaviqit, Zubin Potokot dhe Zveçanit kanë protestuar ku kanë kërkuar lirimin e ndërtesave komunale atje si dhe largimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, ata kanë plagosur me mjete të ndryshme e të forta mbi 20 ushtarë të KFOR-it si dhe kanë sulmuar gazetarët dhe policët kosovarë.

Megjithatë, Bystron thotë se përshkallëzimi i dhunës në Kosovë tregon se “Kosova nuk bën pjesë në Këshillin e Evropës”.

Sipas tij, rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet një fuçi baruti. Ai i ka bërë thirrje qeverisë gjermane t’i ndalojë aktivitetet e saja për ta pranuar Kosovën në Këshillin e EVropës.

“Përshkallëzimi i fundit i dhunës në Kosovë tregon: Kosova nuk bën pjesë në Këshillin e Evropës! Rajoni mbetet një fuçi baruti dhe nëse do ta pranonim atë në Këshillin e Evropës dhe BE-në, do t’i bartnim problemet e rajonit në institucionet tona dhe në këtë mënyrë do t’i destabilizonim ato. Grupi parlamentar i AfD-së i bën thirrje qeverisë federale që të ndalojë menjëherë aktivitetet e saj për të pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës”, thuhet në reagimi ne tij.

Për zhvillimet në veri të Kosovës kanë reaguar vendet e QUINT-it të cilat kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta shtensionojë situatën.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022. Kurse më 24 prill, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, pati njoftuar se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Ky këshill që u themelua më 1949, selinë e ka në Strasburg të Francës.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Tags: Keshilli i EvropesPetr Bystron
ShareTweetShare
Previous Post

Milanoviq: Serbia duhet ta pranojë se Kosova është e pavarur

Next Post

Gashi i kundërpërgjigjet ShBA-së për sanksionet dhe LDK-së: Veriun e Kosovës nuk ia japim Serbisë së Vuçiqit

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.