lir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është sharë e ka pasur tentim edhe për sulm fizik nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Lidhur me këtë ka folur në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili e mohoi se ka pasë një përplasje mes tyre.
“As nuk e kam prekur me dorë dhe kam pasë distancë relativisht të lartë me të.Mbledhja e Kryesisë dështoi për shkak se Kryetari i Kuvendit e kishte marrë me vete shefin e kabinetit, i cili ka bërë shkelje të detyrave dhe të përgjegjësive të veta. Ne kërkuam që ai të mos jetë prezent, por Konjufca nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi. Shefi i kabinetit, përveç se ka thënë të pavërteta, ka përdorur të vërteta të pjesshme duke tentuar të denigrojë deputetët e caktuar të Kuvendit të Republikës”, ka thënë ai.