Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka proceduar 47,34 për qind të votave të numëruara me postë në në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 51,34 për qind të votave nga përqindja e lartcekur e numëruar e votave me postë, një nga deputetët aktual i këtij subjekti politik ka zhgënjyer në diasporë.
Bëhet fjalë për Vendenis Lahun, i cili radhitet në mesin e pesë kandidatëve për deputetë më pak të votuar në diasporë.
Ai ka arritur të marrë vetëm 87 vota, ku pas tij vijnë si vijojnë: Enver Haliti me 71 vota, Jetmire Vrenezi me 59 vota, Hamdi Jaha me 47 sosh dhe Shuajb Blakçori me 46 vota.
Lahu duket se e ka të vështirë që të arrijë të bëhet deputet sërish. Ai në votat preliminare, ka marrë 11,883 duke qëndruar larg projeksioneve të numrave të mandateve të VV’së.
Në media, Vendenis Lahu është portretizuar si “deputeti i panjohur” i VV’së, për shkak të pasivitetit në Kuvendin e Kosovës.