GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Deputetët e VV-së e quajtën “lobues i Vuçiqit”, Stano: S’i komentoj marrëzitë, janë pretendime

11/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Deputetët e VV-së e quajtën “lobues i Vuçiqit”, Stano: S’i komentoj marrëzitë, janë pretendime
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund të majit Policia e Kosovës do të zhvillonte një aksion në veri, ku do të mbylleshin disa njësi të të ashtuquajturës “Banka Postare Kursimore”. Partnerët ndërkombëtarë, nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri te Bashkimi Evropian, do të reagonin me tone të ashpra në lidhje me këto zhvillime. Zëdhënësi evropian, Peter Stano, reagimin do ta shpërndante edhe në llogarinë e tij në “X”, por do të përballej me akuza të rënda nga hiç më pak se deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Më poshtë, po ua risjellim në vëmendje komentet e bëra nga deputetët e VV-së:

“Z.Stano, ju lutem vini re që ka njerëz këtu që ende besojnë që puna juaj kryesore është ajo e zëdhënësit në EEAS, dhe jo e një lobuesi të paguar nga Beogradi” – ka komentuar Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

Një koment të ngjajshëm, poshtë postimit të Stanos e ka bërë edhe deputeti tjetër i VV-së, Dimal Basha:

“Mos harroni ju lutem që njerëzit ju shohin ende si zëdhënës i EEAS, dhe jo si lobues për Vuçiqin”.

 

Çka thotë Stano?

Duke folur për Nacionalen, ai ka thënë se nuk komenton deklarata të tilla.

“Vërtetë nuk komentoj marrëzi, gjë që këto pretendime janë.” – na tha ai.

Çka kishte thënë BE-ja?

Bashkimi Evropian pak pas aksionit, lëshoi një komunikatë, ku mes tjerash, thuheshin edhe këto fjalë:

“Operacioni i së hënës dëshmon sërish se autoritetet e Kosovës kanë prioritet më shumë veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara sesa bashkëpunimin me miqtë dhe aleatët e saj”.

Piëkrisht veprimet e Qeverisë së Kosovës para më shumë se një viti, kishin shtyrë Bashkimin Evropian që të vendoste masa ndëshkuese ndaj vendit tonë.

Të njëjtat, janë ende në fuqi. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell pritet që të harojë një raport, ku do të prezantohet përmbushja e kërkesave nga BE-ja për heqjen e këtyre masave.

Në lidhje me këtë, Stano i tha Nacionales se raporti nuk është dorëzuar ende dhe se nuk kanë shpallur një datë se kur do të ndodhë kjo.

“Jo, raporti për masat kundër Kosovës ende nuk është dorëzuar dhe asnjëherë nuk kemi shpallur datë se kur do të bëhet kjo. Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023.” – tha fillimisht ai.

Megjithatë, një gjë e tillë, sipas Stanos, pritet që të ndodhë së shpejti.

“Këshilli (Shtetet Anëtare të BE-së) ftuan Përfaqësuesin e Lartë Borrell që të prezantojë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Raporti është ende në finalizim dhe së shpejti do t’u paraqitet Shteteve Anëtare në Këshill.” – tha ai në fund për Nacionalen.

Tags: Deputeti DImal BashaPeter Stano
ShareTweetShare
Previous Post

Maqedonci: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë

Next Post

Gërvalla thotë “s’i duket e zëmë në befasi” Osmanin, me letrën për Asociacionin

Next Post
Gërvalla thotë “s’i duket e zëmë në befasi” Osmanin, me letrën për Asociacionin

Gërvalla thotë “s’i duket e zëmë në befasi” Osmanin, me letrën për Asociacionin

Lajmet e fundit

Gërxhaliu thotë se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti

Gërxhaliu thotë se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti

24/05/2025
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

24/05/2025
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërxhaliu thotë se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti

Gërxhaliu thotë se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti

24/05/2025
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

24/05/2025
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.