Lumnije Zeka, bashkëshortja e ministrit Liburn Aliu dhe Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, janë caktuar në mbikëqyrje të Ndërmarrjes Publike ‘KOSTT’ sh.a.
Dy të afërmit e zyrtarëve të lartë qeveritarë janë zgjedhur anëtarë të Bordit të KOSTT me votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të enjten.
Mandati i tyre është 4-vjeçar.
Si anëtare e Bordit të KOSTT është emëruar edhe Rejhane Zylfiaj, e cila nga Paneli Përzgjedhës kishte qenë më e poentuara.
Tosuni mori 58 vota, e Zeka 55. Meqë Tosuni kishte më së shumti vota, ai u zgjodh edhe Kryesues i Bordit të Drejtorëve.