Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve. Publikimi i këtyre raporteve vjen pas reagimeve të shumta për listën me shumat me të cilat janë kompensuar deputetët për udhëtime për pjesënmarrje në seanca apo komisione parlamentare, transmeton Periskopi.
Në raportin e plotë për një vit, as deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, nuk ia ka lënë keq. Vetëm gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 ka harxhuar hiç më pak se 1 mijë e 920 euro për rrugë (vajtje-ardhje).
Ndërkaq, 10 deputetë që kanë shpenzuar më së shumti, listën e tyre mund ta gjeni më poshtë:
Pal Lekaj (AAK) – 2 mijë e 790 euro
Duda Balje (SDU) – 2 mijë e 730 euro
Yllza Hoti (LVV) – 2 mijë e 430 euro
Albana Bytyçi (AAK) – 2 mijë e 370 euro
Fidan Jilta (KDTP) – 2 mijë e 220 euro
Erxhan Galushi (LPRK) – 2 mijë e 100 euro
Arta Bajralija (LVV) – 2 mijë e 40 euro
Time Kadrijaj (AAK) – 1 mijë e 950 euro
Arbër Rexhaj (LVV) – 1 mijë e 920 euro
Fatmire Kollçaku (LVV) – 1 mijë e 890 euro.